Ekzekutohet në mes të klasës maturantja
11/05/2010 09:40
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Elbasanit, ku një maturante është ekzekutuar me armë zjarri në mes të klasës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja e rëndë ka ndodhur në gjimnazin “Mahir Domi”.
Sipas burimeve, në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e anti-krimit, të cilët pas hetimeve të para kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e autorit, i cili pas krimit ka vrarë veten.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e policisë po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Top Channel