Para godinës së Radio Televizionit Shqiptar, Sindikata e Minatorëve Shqiptarë po zhvillon një protestë. Sipas drejtuesve të saj, protesta synon të kundërshtojë ato që i ka quajtur shpifje nga ana e televizionit.
Minatorët janë rrethuar nga një numër i madh i forcave të rendit, ndërsa nuk janë regjistruar incidente.Mes parrullave të minatorëve shkruhen: “Te miratohet statusi i minatorit” apo “Minumumi jetik, 280 mije leke”, etj.
“Denoncojmë këtë vegël të Sali Berishës. Shqipëria nuk është e Sali Berishës, nuk eshte e Petrit Becit, është e të gjithë shqiptarëve. Askush tjetër më shumë se minatorët nuk ka derdhur më shumë gjak se minatorët. Këlyshët e diktaturës, dinë vetëm një gjë të fshihen pas karrigeve të pushtetit. Nuk ka forcë në botë që ta detyrojë një njeri të lirë që të shpifë për të tjerët, përvec atyre njerëzve që kanë për moral diktaturën dhe fashizmin”, tha kreu i sindikatës Fiqiri Xibri në fjalën e tij.
Sipas tij, vendi qeveriset nga një diktaturë dhe shërbëtorët e saj. “Ne kërkojmë buken tonë dhe gjakun tonë të mohuar. Kush janë këta që pandehin se Shqipëria është e tyre. Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne”, përfundoi ai.
Top Channel