Trashani: Të dalin vajzat dhe gratë nga greva

10/05/2010 12:45

Deputetja demokrate Arenca Trashani duke folur për grevën e Partisë Socialiste, e cila ka hyrë në ditën e saj të 10-të, kërkoi nga kryetari Edi Rama që të nxjerrë nga cadra zonjat dhe vajzat protestuese.

“Cfarë gjëme pret zoti Rama që femrat të dalin nga greva?”, tha Trashani, duke theksuar se rrezikimi i jetës së nënave me fëmijë është pashpirtësi e kreut socialist.

Nuk është hera e parë që demokratët kërkojnë daljen e grave dhe vajzave nga greva, duke akuzuar Ramën se ka marrë një vendim mizor për futjen e tyre atje.

Po ashtu janë organizuar protesta para bashkisë me thirrjet kundrejt Ramës për të nxjerrë femrat nga kjo formë ekstreme proteste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA