Topi: Palët të kenë vullnet për zgjidhjen

10/05/2010 11:30

Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu sot gatishmërinë të thërrasë tryezën e bisedimeve, në përpjekje për të zgjidhur situatën politike në vend, por theksoi se palët duhet të tregojnë vullnet.

“Ende nuk ka një dialog institucional që ka të bëjë me situatën politike. Unë jam në përpjekje të vazhdueshme, ashtu sikurse edhe faktorë të tjerë institucionalë dhe ndërkombëtarë, me synimin për daljen nga kjo situatë e pakëndshme. Presidenti ka dëshirë të rivendoset dialogu, por nuk ka asnjë instrument ligjor që të detyrojë palët. Kur flitet për dialog duhet që edhe mazhoranca edhe opozita të ulen në tryezën e bisedimeve”, u shpreh Topi.

Kreu i vendit po ashtu theksoi se tryeza mund të organizohet vetëm me synimin final daljen nga situata, pasi një dështim i saj do ta bënte edhe më të pakuptimtë gjendjen.

Deklarata e presidentit u dha gjatë një takimi me ish të përndjekurit politikë në Muzeun Historik Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA