Tjetër grevist në spital
10/05/2010 12:30
Nje tjeter grevist dërgohet me urgjencë në spital për shkak të keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Ky është grevisti i dytë brenda ditës së sotme, dhe i 18-ti ne total, që paraqet nevojën për kurim më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”.
Ndërkohë pritet që kreu socialist Edi Rama të vizitojë grevistët e shtruar në spital, mes të cilëve edhe grevisten Elisa Spiropali, gjendja e së cilës u rëndua mjaft një ditë më parë.
Top Channel