Të jetosh në cadër

10/05/2010 17:25

Data sot është 10 maj dhe përkon me ditën e 10-të të grevës së  202 grave dhe burrave  që ndodhen brenda cadrës së ngritur poshtë godinës së kryeministrisë.

Në emër të bindjeve te tyre,kane hequr dore nga ushqimi.Ata jetojne vetem me uje.Por sa e veshtire dhe e mundimshme eshte kjo rruge permes se ciles ata po kalojne, ne emer te bindjeve te tyre?

Durim Xhoxha, 44 -vjecari nga Patosi qe prej 2008 eshte i papune. Per 24 vjet ka punuar ne sektorin e naftes, 12 vitet e fundit ai dhe gruaja e tij e kanë patur teper te veshtire te mbaje familjen me buke.

Xhoxha thotë se vec arsyeve politike edhe arsyet ekonomike e kanë detyruar atë që të futet në grevë. Durimi, tregon se  ka mbeshtetjen e familjes e cila cdo dite e me shume e ka te veshtire te mbijetojë.

Mungesa e nje vendi pune, dhe pamundesia per te paguar faturat dhe perballuar koston e jeteses jane arsyet qe e kane shtyre edhe Elez Brahen nga Kukesi te futet ne kete greve urie. Dikur ka qene ne repartin RENEA, por qe pas shkrirjes ai nuk gjen vend pune dhe e ka te veshtire te ushqeje tre femijet e tij.

Ne kendin e shtreterve ku qendrojne femrat, eshte edhe Anila, e cila edhe pse e ka te veshtire te qendroje ne greve, shprehet e bindur ne motivin e saj dhe te qindra grevisteve te tjere.

I nxehti shtohet dhe dhimbjet ne trup e stomak behen me te shpeshta. Cdo dite qe kalon shton numrin e atyre qe largohen per ne spital, por mbeshtetja nga jashte, lulet, SMS-të dhe mbi te gjitha bindjet e tyre i japin kurajo qe te vazhdojne kete greve.

Top Channel