Task forcë për Bulqizën

10/05/2010 19:55

Qeveria do të krijojë një gurp task forcë për kontrollin dhe disiplinimin e veprimtarive minerare në zonën e Bulqizës.

Në përbërje të këtij gurpi do të jenë përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Financave, e Punës dhe ajo e Brendshme.

Sipas ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, shfrytezimi i paligjshëm i burimeve nga disa kompani të paautorizuara në zona të rrezikshme, punësimi i minorenëve, si dhe kushtet e këqija të punës bëjnë që aktiviteti minerar në këtë zonë të jetë i rrezikshëm.

“Të gjitha strukturat e Ministrisë së Ekonomisë, të policisë, Ministrisë së Financave dhe doganave do të vihen nën drejtimin e prefektit të qarkut të Dibrës, në një task forcë të vecantë për të kontrolluar veprimtarinë e biznesit”, ka deklaruar Prifti.

Sipas Priftit, kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të mbështetur biznesin e autorizuar për të kryer veprimtari minerare në këto zona, në mbështetje të banorëve, për të garantuar sigurinë në punë, si dhe për të proceduar pa shkelur ligjin për shfrytëzimin minerar në këtë zonë.

Top Channel