Policia shpërndan protestën e minatorëve
10/05/2010 12:00
Minatorët kanë manifestuar sot në Tiranë në mbështetje të grevës së urisë së 200 deputetëve dhe militantëve socialistë.
Minatorët kanë marshuar me pankarta në duar dhe janë ndalur para kryeministrisë duke qëndruar të ulur në rrugë.
Për pak minuta është bllokuar edhe lëvizja e mjeteve. Përvec kërkesave tashmë të njohura minatorët kane përsëritur shqetësimet e tyre në lidhje me pensionet.
Moshën e daljes në pension dhe minimumit jetik. Pak minuta pasi minatoret bllokuan rrugen te ulur ka nderhyre policia e rendit qe ka larguar me force ata. Nuk mesohet ende nese ka te shoqeruar ne mesin e tyre.
Top Channel