INSTAT: Ulet inflacioni
10/05/2010 14:30
Instituti i Statistikave njoftoi se inflacioni u ul për të dytin muaj me radhë duke arritur në nivelin 3.5 për qind në muajin prill, nga 3.9 për qind që ishte në mars.
Sipas INSTAT, rënia e cmimeve të konsumit në tregun e brendshëm ka ardhur kryesisht si pasojë e cmimeve të artikujve ushqimore, të cilat gjatë prillit ranë me 1.4 për qind.
INSTAT thotë se rënien më të madhe të cmimeve me 8.2 për qind e kanë shënuar zarzavatet. Ndërsa rritje ka për cmimet e ilaceve, që janë shtrenjtuar me 2.1 për qind dhe naftës dhe benzinës respektivisht me 5.8 dhe 4.5 për qind.
Top Channel