Greva, një 22-vjecar dërgohet në spital
10/05/2010 17:20
Shkon në katër numri i grevistëve qe përfundojnë në spital gjatë ditës së sotme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Andi Hajdari, 22-vjec nga Tirana, pati komplikacione gjatë orëve të fundit në stomak, ndaj u dërgua menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Gjatë ditës së hënë kanë lënë grevën edhe tre protestues të tjerë, përfshi edhe deputetin Besnik Bare, ndërkohë në total numri i tyre ka shkuar në 20.
Kryesocialisti Edi Rama deklaroi sot se rezistenca do të shkojë deri në fund, ndërsa Berisha shfaqi qëndrimin e palëkundur ndaj kërkesës për hapjen e kutive, duke ritheksuar se nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave.
Top Channel