Greva, del deputeti Bare

10/05/2010 15:50

Besnik Bare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është detyruar të lërë grevën e urisë. Ai është transportuar me urgjence ne Qendren Spitalore ‘Nënë Tereza’. Para tij nga greva kane dale edhe dy qytetare te tjere Lekë Njemza nga Tirana dhe Ilirjan Neziri nga Burreli.(UPDATE)

Nderkohe gjate paradites ish-eurodeputeti, lideri i Radikaleve dhe deputeti i Parlamentit Italian Marco Panella ka vizituar greven e urise te opozites qe ndodhet ne diten e 10-te te saj. Panella sot 80-vjecar njihet ne skenen politike italiane, si nje nder lideret qe ka perdorur ne menyre te vazhdueshme luften politike pa violence duke u bazuar ne protesta dhe greva urie. Me nje karriere mjaft te pasur Panella mandatin e tij te pare politik e ka marre qe ne vitin 1979 dhe te fundit e ka patur vetem nje vit me pare. Gjate vizites ne cadren e greves Panella theksoi se kjo eshte nje iniciative per t’u marre shembull tregues i betejes per nje te drejte te patjetersueshme.

“Ne te gjithe ketu kemi kete trendafil qe eshte ajo qe i dhurojme edhe kundershtareve tane, nuk kemi armiq  dhe luftojme edhe per ta, dhe per kete kam ardhur ketu, ku miqte e mij po bejne ne kete pjese te Adriatikut ate qe edhe ne Itali dhe ne bote behet prej vitesh. Atehere dua t’u them atyre qe jane kundershtaret demokrate, qe ketu luftohet edhe per gabimet e tyre . Ketu eshte shpresa e bashkimit civil dhe demokratik , njerezor te te gjithe neve nga njera ane ne tjetren e Adriatikut. Prandaj jemi si radikale, socialiste,  liberale , jo violente kam ardhur ketu per te mos transmetuar force por per te marre forcen qe eshte ketu, nje force e madhe, prandaj faleminderit Tirana , faleminderit Shqiperia , faleminderit kombit te perbashket qe eshte jo violence , liri e demokraci,parime keto qe na bashkojne dhe shpresojme qe ta kuptojne edhe ata qe nuk e kuptojne ende”, u shpreh Panella.

Pas takimit me Panellen, kryesocialisti Rama ka qene ne Spitalin Infektiv per te vizituar te shtruarit ne gjendje te rende te dale nga greva e urise.

“Do të rezistojmë për t’i dhënë Shqipërisë ato standarde që meriton dhe për të cliruar nga makthi ata persona që janë të detyruar t’i nënshtrohen pushtetit”, u shpreh Rama. Duke e quajtur grevën madhështore, Rama theksoi se cinizmi fashist me këtë cilën po protesta me pushtetin, nuk ndihmon në zgjidhjen e arsyeshme, të domosdoshme të krizës që po thellohet cdo ditë e më shumë në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA