Greva, Berisha: Rama të lejojë ekipet mjekësore zyrtare

10/05/2010 13:55

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot kreut socialist Edi Rama të lejojë autoritetet shëndetësore zyrtare që të kujdesen për gjendjen e grevistëve të urisë.

Shefi i qeverisë theksoi se kjo është një situatë e paprecedentë në historinë e këtyre protestave, kur një parti mbyll dyert për njerëzit që ka futur në grevë. Berisha theksoi se mjekët militantë po bëjnë shkelje të rëndë duke shërbyer si një perde e zezë mes sistemit shendetësor dhe grevistëve.

“I them Ramës se detyra e mjekut kërkon gjakftohtësi dhe objektivitet. Nuk mund të shërbejnë dot mjekë militantë, kur ata janë fanatikë partiakë”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat.

Po ashtu Berisha i bëri apel Ramës që të vlerësojë propozimin e byrosë së APKiE-së, që sipas tij është mbi palët dhe është në interesin më të mirë të vendit, me anë të të cilit opozita i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe nëse ka dëshirë më pas Strasburgut.

Po ashtu Berisha kujtoi edhe shumicën dhe drejtimin që ka opozita në komisionin hetimor parlamentar, për të bërë transparencë për cdo gjë në përputhje me ligjet e vendit.Kryeministri theksoi se do të kryejë të gjitha kompetencat e veta ndaj kërkesave të opozitës, por theksoi se nuk mundet të marrë funksionet e prokurorit apo gjykatësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA