Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka përcaktuar ende asnjë afat se kur do të dalë me një opinion mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i gjykatës, Boris Heim i cili ka zbehur kështu përgatitjet e palës kosovare dhe asaj serbe për politikën që do të ndiqnin pas shpalljes së vendimit.

“Nuk është përcaktuar ende asnjë afat kohor se kur do të dilet me opinionin mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka pohuar Heim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA