" /> ">

Deputeti Besnik Bare dërgohet në spital

10/05/2010 14:05

Gjendja shëndetësore e deputetit socialist Besnik Bare është rënduar mjaft duke bërë që mjekët që shërbejnë brenda cadrës së grevës të vendosin ta dërgojnë atë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas informacioneve të fundit, Bare pati probleme me tensionin, ndaj tani po merr një ndihmë më te specializuar në spital.

Ky është grevisti i 19-të në spital, dhe i treti brënda ditës së sotme që lë protestën për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore. Kreu socialist Edi Rama, më herët tha se rezistenca do të vazhdojë deri në arritjen e standardeve për të cilat protestohet, ku më kryesori mbetet transparenca e zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA