Ngjela: Erdhi koha të ndahemi nga tirania

09/05/2010 11:30

“Që nga shtatori e deri më sot janë 1 milionë shqiptarë që kane marrë pjesë në protesta dhe që kërkojnë votën e tyre”.

Me këtë fjali e nisi fjalën e tij kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela para protestuesve në bulevard. “Erdhi koha të ndahemi dhe ne pas 65 vjetësh me tiraninë në Shqipëri dhe të gjithë e kanë sfiduar kryeministrin agresiv të paligjshëm. Në një shtet, në një shoqëri ku gjyqtarët blihen, ku qeveritarët shiten dhe blihen, ka degjeneruar sistemi”, vijoi Ngjela.

Më tej ai ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit. “Të ndërtojmë Shqipërinë e vlerave, atë që kanë ëndërruar shqiptarët. Kurrë nuk do lejojmë që 200 njerëz të sakrifikohen për një bastard si ky që po sakrifikon popullin e vet’, përfundoi Ngjela.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA