Grevistët në gjendje të rëndë
09/05/2010 21:05
Mbi 90 % e grevistëve kanë probleme me tensionin. Një pjesë e madhe kanë përgjumje, lodhje, dhe dhimbje stomaku.
Pas Elisa Spiropalit, disa orë pas përfundimit të protestës nga greva në gjendja të rëndë ka dalë edhe qytetari nga Kukësi Kujdesim Basha i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Ndërkohë gjendja e grevistëve të tjerë vazhdon të rëndohet, por ata shprehen të vendosur të mos largohen nga greva.
Në një nga këndet e tendave ndodhen shtretërit ku qëndrojnë gratë greviste. Edhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë, e megjithatë ato thonë se janë të bindura të qëndrojnë.
Top Channel