Rama: Gati për bisedime

08/05/2010 19:30

Sapo është kthyer në Tirane, kreu i Partise Socialiste është drejtuar për në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, ku gjenden 5 nga grevistet e urisë, të cilet po trajtohen në Spitalin Infektiv dhe në Pavionin e Kardiologjise. (UPDATE)

Nisur nga përkeqësimi i gjendjes shendetsore të grevistëve, Rama paralajmëron se po afron një moment i dyte pa kthim i kësaj i nisme për transparencën.
 
“Eshtë kthyer dhe kthehet orë e cast paralelisht me vuajtjen dhe sakrificën e këtyre njerëzve, në një damkë në surratin e këtij pushteti, i cili vazhdon të bëjë qorrin dhe shurdhin pa arritur të kuptojë se po afron një përballje me popullin që do të ishte fatale për të. Duhet zgjidhur kjo cështje një orë e më parë për të mos i lënë njerëzit të vuajnë, por nuk do të ketë zgjidhje pa përfunduar cështja e transparencës”, u shpreh Rama.

Nje dite pas levizjeve te presidentit Topi per riaktivizimin e tryezes se bisedimeve politike mes mazhorances dhe opozites, kreu i socialisteve shprehet i gatshem t’i pergjigjet pozitivisht fteses pavaresisht nga mund te vije ajo.

“Asnjëherë nuk kemi refuzuar asnjë ftesë nga cilado anë që ajo ka ardhur apo që mund të vijë për të diskutuar cështje që kanë të bëjnë me interesin publik sic është kjo cështje për madhore për Shqiperinë dhe për njerëzit”, u shpreh Rama.
 
Kreu i socialisteve  nuk preferoi te detajonte viziten e tij te shumekomentuar, njeditore jashte Shqiperise.

Top Channel