Peniani, gati të kthehet në bisedime

07/05/2010 09:25

Lideri koreano-verior Kim Jong-il është i angazhuar t’i japë fund programit bërthamor të Penianit.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kineze, sipas të cilave vizita e Jong-il në Pekin ishte vetëm konfirmimi i këtij plani.

Lideri korean i tha presidentit kinez Hu Jintao, se është i gatshëm të punojë me Kinën për të krijuar kushte të favorshme për bisedime.

Negociatat 6 palëshe për të cmontuar kapacitetet bërthamore të Veriut po mbahen në Kinë dhe në të janë përfshirë dy Koretë, SHBA, Japonia dhe Rusia.

Peniani i ndërpreu bisedimet në vitin 2009, pasi OKB vendosi sanksione ndaj testimit të një rakete. Kim Jong-il, i cili mbërriti në Kinë ditën e hënë, tani është kthyer në vendin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA