Durrës, libra për gjimnazistët

06/05/2010 21:00

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dhuruar rreth 800 libra të ndryshëm artistikë për nxënësit e shkollave të mesme publike të qytetit të Durrësit, në kuadër të një projekti të ndërmarrë nga Këshilli i Qarkut dhe bashkitë e komunat e tij.

Janë përzgjedhur 68 tituj librash për gjimnazistët e shkollave “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Leonik Tomeo”.

Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri u ndal në përzgjedhjen e titujve të bërë për ta, ku krahas emrave të njohur të letrave botërore dhe shqiptare ka dhe botime të Këshillit të Evropës që i pajisin të rinjtë me informacionin e nevojshëm për strukturat dhe mundësitë që ofrohen për edukimin e tyre.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të javës europiane “Durrësi, rajon europian”, Xhaferri ftoi të rinjtë t’i qëndrojnë besnik librit.

Top Channel