Përgjysmohet TVSH-ja

05/05/2010 17:20

Qeveria do të zbatojë vitin e ardhshëm taksën 10 përqind për ilacet e importuara.

Sipas kryeministri Berisha kjo nuk eshte vetem pjese e reformes ne shendetesi, por ul ndjeshem spekulimin me cmimin e ilaceve. Kryeministri foli edhe per raste te mashtrimit me cmimet e importit, duke e renditur Shqiperine nder vendet me cmimet me te larta jo vetem ne rajon.

“Do të mund t’i jepet fund, një herë e mirë, një spekulimi të paskrupullt të disa importuesve të ilaçeve, të cilët, me dokumente të falsifikuara, deklarojnë, me fakte, çmime 4 deri 6 herë më të larta, sesa çmimet, me të cilat i kanë blerë dhe duke qenë se çmimi i ilaceve përcaktohet nga vlera e çmimit të blerjes, bëjnë që Shqipëria të ketë çmimet më të larta në ilaçe, në rajon e më gjerë”, u shpreh Berisha.

Ndersa ne nje plan me afatshkurter, qeveria po pergatit rritjen e pagave dhe pensioneve, qe deri tani nuk eshte e qarte sesa do te jete rritja e sakte, por dihet kriteri i pergjithshem.

“Rritje më të mëdha do të pësojnë rrogat e ulëta dhe pensionet e ulëta. Rritja më e vogël do të jetë për rrogat e larta. Pagat e zyrtarëve më të lartë do të rriten as sa është inflacioni ose 1 përqind më shumë, pasi ky është rregulli”, theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha tha se po punohet per gjetjen e nje menyre shperblimi per Gjykatesit e Shkalles se Pare dhe te Apelit, te cilet penalizohen nga rritja e pagave, per shkak se ajo matet me rritjen e anetarit te Gjykates se Larte. Sipas kryeministrit fondi i rritjes se rrogave dhe pensioneve per kete mbulohet pothuajse i gjithi nga fondi i shpetuar prej heqjes se makinave dhe shofereve te zyrtareve.

Top Channel