Grevistët letër ndërkombëtarëve

05/05/2010 15:00

Komiteti i grevës së urisë që po mbahet qe prej 5 ditësh në bulevardin para kryeministrisë i drejtohet me nje leter te hapur komunitetit ndërkombëtar dhe medias.(UPDATE)

Në dokumentin e firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit në grevë ritheksohet edhe njëherë kërkesa e opozitës për hetimin e plotë të zgjedhjeve te 28 qershorit si një domosdoshmëri për të bere transparencë të vërtetë të këtij procesi.

Në letër thuhet se me këto kerkesa nuk synohet marrja e pushtetit në tavoline por garantimi i standardit të zgjedhjeve të ardhshme.

“Kërkesa jonë është një kërkesë e thjeshtë dhe demokratike: hetim parlamentar i plotë dhe i detajuar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, që përfshin hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore që gjenden brenda kutive. Për plot nëntë muaj, ne jemi përpjekur të ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese për transparencë, por përpjekjet tona kanë ndeshur murin e arrogancës dhe kokëfortësisë të një qeverie, veprimet e të cilës nuk njohin më kornizat e vendosura nga Kushtetuta e Republikës. Është pikërisht kjo qeveri që nuk pati kurajë për të reaguar ndaj mbështetjes të jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë për kauzën tonë. Plot 200 mijë shqiptarë protestuan në Tiranë në emër të transparencës së votës së tyre, por sërish, qeveria nuk pati vesh për të dëgjuar kërkesat e tyre demokratike”, u shpreh grevisti Fatmir Xhafaj.

Ne leter theksohet se vendimi i gjykates te cilit kryeministri Berisha i referohet per te penguar hapjen e kutive nuk egziston dhe kjo sipas opozites eshte nje alibi qe ai e perdor per te penguar transparencen e zgjedhjeve.

Sipas opozites vendimi per te hyre ne greve urie dhe per te pershkallzuar protestat ne te gjithe vendin ka ardhur pas qendrimit te jashteligjshem dhe antikushtetues te kryeministrit.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë për t’u marrë dhe në të njëjtën kohë ne jemi të vetëdijshëm për pasojat që ky vendim mbart. Por, sikundër secili prej jush në vendin tuaj, ne nuk mund të sakrifikojmë më demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në vendin tonë. Ajo çka ne kërkojmë është një standard që në vendet tuaja konsiderohet normal: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asgjë më shumë. Asgjë më pak”, theksoi Xhafaj.
 
Nderkohe gjendja shendetesore e te ngujuarve eshte renduar edhe me tej. Gjate paradites ata jane vizituar nga kreret e shoqates se te perndjekurve ne emer te se ciles Kurt Kola ka dhene mbeshtetje duke theksuar se kjo greve eshte simbol i luftes per nje demokraci perendimore.

Top Channel