Greva, Vasili: Rama të lejojë mjekët

05/05/2010 20:05

Ministri i Shëndetësisë, Pertit Vasili kërkoi sot nga drejtuesit e grevës së urisë që të jelojnë mjeket të futen në mjediset e grevës për të ushtruar detyrën e tyre ligjore dhe humane.

Vasli tha se i është drejtuar me një letër edhe zotit Rama për të lejuar mjekët të hyjnë në cadrën e grevës.

“Deri më sot nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë përgjigje për këtë cështje. Ftoj kryetarin e PS që në respekt të ligjit dhe në respekt të shëndetit të njerëzve, të lejojë ekipet e specializuara të Ministrisë së Shëndetësisë të bëjnë detyrën e tyre, duke bashkëpunuar edhe me kolegë të PS që kanë ofruar gatishmërinë e tyre në ambjentet e grevës së urisë”, ka pohuar Vasili.

Top Channel