Balla e Malaj rikthehen në grevën e urisë

05/05/2010 11:10

Deputeti socialist Taulant Balla pas kthimit nga Brukseli u rifut në grevën e urisë që po zhvillohet prej pesë ditësh para selisë së kryeministrisë.

Duke theksuar se bashkë me kolegun tjetër Arben Malaj i bashkangjitet deputetëve dhe qytetarëve të thjeshtë në këtë protestë, Balla theksoi qëndrimin e palëkundur për të qëndruar në grevë deri në arritjen e objektivit të përbashkët.

“Kjo grevë nuk ka ndodhur asnjëherë në vendet demokratike europiane, por nuk ka rrugë tjetër përballë situatës së keqe. Fati i keq i shqiptarëve që sot të kenë një mazhorancë, e cila kundërshton rekomandimet e ndërkombëtarëve për komisionin hetimor për zgjedhjet, refuzon bashkëpunimin në funksion të liberalizimit të vizave, si dhe refuzon cështje të tjera që lidhen me funksionimin normal të parlamentit”, u shpreh Balla.

Top Channel