Parlamenti Europian dështon

04/05/2010 19:40

Parlamenti Europian dështoi. Jo vetëm që nuk mundi të afrojë palët për të nisur një dialog politik për zgjidhjen e situatës, por për herë të parë nuk mundi as të miratojë deklaraten e zakonshme përfundimtare në fund të takimit BE-Shqipëri.

“Ngërci politik ishte evident këtu në Parlamentin Europian, sepse pas dy ditë diskutimesh intensive, ne nuk ia dolëm të miratojmë deklaratën e perbashkët me rekomandimet e nevojshme. Jam i zhgënjyer, nuk e fsheh këtë sepse për herë të parë, një takim i tillë përfundon në një situatë të tille”, tha kryetari i delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan.

Ndërkohë që eurodeputeti rumun i PSDE-së Victor Bostinatu shtoi: “Kompromisi u arrit me te dy palet. Z. Beja erdhi ne fund te negociatave, e ndoshta, them se ndoshta, ai pati telefonata nga Tirana, sepse bllokoi negociatat dhe ne nuk ia dolem te miratonim deklaraten perfundimtare. Kjo gje eshte e paprecedente per takime nderparlamentare apo komitete te perbashketa qe te mos kene nje qendrim perfundimtar. Kjo eshte alarmante per Parlamentin Europian qe nuk po sheh gadishmeri nga te dy palet ne Shqiperi per te punuar se bashku per fatin europian te vendit tuaj. Une nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj qe permes ping pongut, ne ketu ne Parlamentin Europian te bashkepunojme ndersa koleget tane shqipetare te mos bejne te njejten gje”.

Me keqardhje ka folur edhe eurodeputetja Doris Pack: “Me vjen shume keq qe jemi ende ne kete situate qe eshte kaq problematike. Tani ka protesta, behet greve urie, po ata duhet te punojne bashke dhe i kuptoj shqiptaret qe u ka ardhur ne maje te hundes, qe nuk besojne me tek askush, as tek kjo qeveri, as te opozita, pasi kjo sjellje nuk e ndihmon klimen e krijuar ne shoqerine shqipetare”.

Në vijim të deklaratave, eurodeputeti rumun i PSDE-së, Victor Bostinaru, shton: “Thirrja ime ndaj z. Rama e ndaj Sali Berishes gjithashtu, nisni menjehere bashkepunimin, per nje marrveshje te momentit te fundit, qe eshte ne menyre dramatike shume e nevojshme. Ndoshta mesazhi im eshte po ashtu dramatik, por ata duhet te kuptojne se nuk mund t’i tregojne muskujt njeri-tjetrit ne menyre te vazhdueshme. Cmimi eshte shume i larte e ata duhet t’i bejne stop. Letrat jane ne duart e zotit Berisha, sepse une po te isha kryeminister i Shqiperise, e imagjinoj se c’duhet te beja, por fakt eshte se eshte z. Berisha qe duhet te tregoje lidership, gadishmeri e fleksibilitet per te arritur marrveshje”. Negociatat per te gjetur kompromis mbi deklaraten e perbashket, nisen qe ne mengjes, perpara se te fillonte zyrtarisht takimi. Per gjetjen e kompromisit u implikuan dhe perfaqesuesit e Komisionit.

Ndersa eurodeputetet e majte dhe te djathte hoqen dore nga mbeshtetjet respektive te partive shqiptare, vete socialistet dhe demokratet fokusuan energjite e tyre ne cdo fjale te deklarates, secila pale duke mbrojtur interesat e selive perkatese. Konkretisht demokrati Beja nuk shpjegoi se cili amendament i propozuar binte ne kundershtim me kushtetuten, por socialistja Leskaj tregoi se behej fjale per komisionin hetimor. Shqiperia renditet e treta, pas Turqise dhe Maqedonise, ne historikun e Parlamentit Europian per mosarritje te marrveshjes me rekomandimet perfundimtare.
 

Top Channel