Topalli viziton deputeten e PS, Spahiu

03/05/2010 16:40

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vizituar në Spitalin Ushtarak deputeten e PS, Klodiana Spahiu, e cila pati probleme shëndetësore për shkak të grevës së nisur para kryeministrisë për transparencën e zgjedhjeve.

Sipas informacioneve të fundit, Topalli ka biseduar me mjekët e spitalit, duke u njohur me gjëndjen shëndetësore të deputetes.

Ajo i ka shprehur asaj gatishmërinë për plotësimin e nevojave shëndetësore. “Jam gati për cdo ndihmë për nevojat shëndetësore”, i ka thënë Topalli deputetes socialiste.

FOTO GALERI
1/4
Kryeparlamentarja viziton deputeten greviste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA