Shëndeti i deputetëve grevistë ka nisur të përkeqësohet dhe kanë nisur të shfaqen shenjat e para të dobësisë, nga këputjet të luhatjet e tensionit.
“Gjendja shëndetësore ka nisur të rëndohet, por morali ynë është i lartë dhe mbështetja e njerëzve na ka dhënë shumë entuziazëm”,thote deputeti socialist, Blendi Klosi.
Pas deputetes së qarkut të Durrësit, Klodiana Spahiu, e cila po mjekohet ne Spitalin Ushatarak, probleme kane shfaqur edhe kolege te tjera greviste. Deri më tani grevistët janë asistuar nga nje grup mjekesh vullnetarë.
Ndërkohe që ministri i Shendetësise Petrit Vasili shpjegon se u janë ofruar tre alternativa organizatoreve ne menyre qe te asistohen nga sherbimi shendetësor shtetëror i cili deri me tani qendron jashte cadrave.
Top Channel