PS: Berisha gënjen

03/05/2010 15:25

Deputeti grevist i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka hedhur poshtë argumentat e paraqitura nga kryeministri për pengesat ligjore që sipas tij nuk lejojnë hapjen e kutive të 28 qershorit.(UPDATE)

Zoti Xhafaj në një komunikim për mediat nga cadra ku po mbahet greva e urise ka theksuar se shefi i qeverise po mashtron, si e vetmja mundesi qe ka sipas tij per te fshehur manipulimet qe i jane bere procesit zgjedhor.

“Vendimi i Gjykatës që ndalon hapjen e kutive për efekt të transparencës, nuk ekziston. Kreu i qeverisë së votave të vjedhura është i thirrur për të shumtën herë për të bërë publik këtë vendim dhe jo të përsërisë të njëjtën gënjeshtër të mdhe që po mban peng demokracinë dhe po rrënon ekonominë e këtij vendi”, u shpreh Xhafaj.

Akuzave te deputetit socialist nuk i kane shpetuar as media qe sipas tij kontrollohen nga kryeministri, te cilat jane kthyer ne megafone partiakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA