Protesta, Milo: T’i shkojmë deri në fund

03/05/2010 18:55

Kryetari i PDS, Paskal Milo, në fjalën e tij në protestën e opozitës para selisë së kryeministrisë, ka deklaruar se manifestimi i nisur duhet të shkojë deri në fund.

Milo është shprehur se kjo protestë nuk ka të bëjë me pushtetin e një partie, por me lirinë e votës.

“Kjo rezistencë duhet të shkojë deri në fund. Kjo protestë është një stafetë ku duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pasi nuk bëhet për pushtetin e një partie , por për lirinë”, ka pohuar Milo.

Top Channel