Mediat, Berisha: Garant për pavarësinë
03/05/2010 20:05
Ditën e gazetarëve e ka komentuar edhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Ai u shpreh se respektonte pavaresinë e gazetarëve dhe të mediave dhe se ishte krenar që nuk ka asnjë padi ndaj gazetarëve në gjykatë.
“Mediat kanë dhe do kenë tek kjo qeveri dhe tek ky kryeministër respektim të plotë të lirisë dhe pavarësisë së tyre. Jam krenar që kjo mazhorancë nuk lejon qoftë një proces të vetëm gjyqësor nga administrata ndaj gazetarëve”, ka deklaruar Berisha.
Top Channel