Greva, Ahmetaj: Kemi probleme fizike

03/05/2010 21:55

Deputeti socialist Arben Ahmetaj, i cili po merr pjesë në grevën e 22 deputetëve të PS dhe 180 qytetarëve, ka deklaruar se gjëndja e tyre ka filluar të rëndohet.

Në një prononcim për Top Channel, Ahmetaj është shprehur se morali i grevistëve mbetet i lartë, por kanë filluar të duken problemet fizike.

“Kemi moralin e lartë, por nga ana fizike gjëndja ka filluar të rëndohet me dhimbje koke, etj”, ka pohuar Ahmetaj.

Ai ka shtuar se pavarësisht se ndodhen në grevë, ata kanë qenë të informuar vazhdimisht për situatën e jashtme.

“Ne kemi mënyrat tona për kontakte me jashtë, kontaktojmë me telefona, sms dhe lap top”, ka shtuar Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA