Brace: Vendi, në krizë institucionale

03/05/2010 21:45

Deputeti socialist Erjon Brace, duke komentuar protestën dhe grevën e nisur nga PS, ka deklaruar se synimi i saj është kthimi në normalitet i demokracisë në vend.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Brace është shprehur se edhe institucionet kryesore të vendit janë në degradim e sipër.

“Kemi një stop të demokracisë në këtë vend. Për fat të keq shteti nuk është funksional, duke filluar nga institucionet më të rëndësishme, si ai i presidentit që mbetet emblematik dhe për të arritur tek Parlamenti. PS ka vetëm një qëllim, të bëjë demokracinë funksionale dhe të kthejë në funksionale institucionet e vendit”, ka pohuar Brace.

Brace ka përsëritur qendrimin e palëkundur të PS se votat e zgjedhjeve të 28 qershorit janë vjedhur dhe ka nënvizuar se opozita me këtë protestë nuk synon marrjen e pushtetit.

Ai ka shtuar më tej se PS e ka dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës dhe ka theksuar se është mazhoranca ajo që ka konsumuar rrugët e tjera të zgjidhjes së saj.

“Zgjidhja është e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Janë dy nisma tona ligjore që ndodhen atje por që janë hedhur poshtë me dhunë nga kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri Berisha. Po konsumohen të gjitha rrugët politike. Jemi vetëm ne që kemi kontribuar për zgjidhjen, ne kemi hyrë në Parlament por nga mazhoranca nuk ka pasur asnjë reagim”, ka shtuar Brace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA