Braçe: Berisha joserioz

03/05/2010 23:00

Në vijim të fjalës së tij në emisionin Shqip në Top Channel deputeti socialist Erion Braçe e cilësoi kryeministrin Berisha joserioz në qëndrimet e tij ndaj kërkesave të opozitës dhe se sipas Braçes ai nuk duhet të numërojë orët e pjesëmarrësve në grevë por orët e tij.

“Kryeministri vendit nuk është serioz, sot hoqi dorë nga një burrë shteti për t’u bërë përgjegjës trafiku. E gjithë kjo histori, e përfunduar në këtë pikë për shkakt të Berishës dhe kryetares së Kuvendit, do të këtë një fund që kërkon durim. Fundi i kësaj historie do t’i heqë shansin Berishës për marrjen e jetëve të tjera shqiptare. Ka kohë deri në limitin e mundësive fizike të atyre që janë në grevë. Sali Berisha mos numëroje orët e vuajtjes së atyre njerëzve, por të tijat. Protesta do të zgjerohet në çdo cep të Shqipërisë”, tha Braçe.

Ndërkaq gjatë fjalës së tij analisti Eduart Zaloshnja u shpreh se zgjidhja e krizës politike në vend ka për të ardhur nga të huajt dhe se pavarësisht nga përplasjet mes palëve ato duhet të ulen në tryezë për të biseduar.

“Zgjidhja do vijë nga të huajt. Pavarësisht nga retorika e dyanëshme, uroj që palët të ulen në tavolinë para se të arrihet në ekstrem, për të mirën e Shqipërisë dhe të atyre njerëzve që janë ngujuar aty dhe t’u tregojme ndërkombëtarëve që jemi të aftë të gjejmë zgjidhje pa ndërhyrjen e tyre”, tha analisti Eduart Zaloshnja.

Ndërsa analisti tjetër i ftuar në Shqip, Lutfi Dervishi është shprehur se zgjidhja e krizës është përgjegjësi e lidershipit të Partisë Socialiste dhe asaj demokratike. Sipas Dervishit si Rama ashtu edhe Berisha kanë treguar se janë politikanë të paparashikueshëm në aksionin e tyre politik.

“Është përgjegjësi e lidërve të PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje dhe duhet të vijë sepse ka kaluar masa ekstreme. Ne kemi edhe Ramën edhe Berishën si politikanë të paparashikueshëm në aksionin politik, uroj që të jenë të tillë për të gjetur një zgjidhje. Nuk ka arsye për të parë drejt së ardhmes për të shkuar tek zgjidhja. Preçedentët që krijohen duhet të kihen parasysh”, tha analisti Lutfi Dervishi.

Në mbyllje të fjalës së tij depueti Braçe tha se zgjidhja është e qartë dhe ajo buron nga transparenca nëpërmjet hapjes së kutive.

“Kërkojmë zgjidhje nëpërmjet Kushetutës dhe vlerave ndërkomvbëtare më të mira. Kodin e kemi shkruar bashkë dhe të mos njehsohen liderat. Zgjidhja është e qartë, vendosja e standartit të kutive të hapura. Zgjidhja do të vijë nëpërmjet Berishës dhe popullit shqiptar”, përfundoi deputeti Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA