Zgjerohet skema e së drejtës për strehim

29/04/2010 09:55

Qeveria miratoi dje zgjerimin e kategorive të subjekteve përfituese të së drejtës për strehim. “Shtesa” përfshin edhe akademikët, personalitete të shquara në fushën e shkencës, artit, kulturës, të sportit dhe fushave të tjera.

Vendimi “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë” përcakton se shqyrtimi dhe verifikimi i plotësimit të kritereve për përfituesit do të bëhet nga sekretarët e përgjithshëm të institucioneve, në rast se institucioni nuk e ka në organikë funksionin e sekretarit të përgjithshëm, nga titullari i institucionit.

Vendimi përcakton që numri limit i përfituesve që deri më tani ka qenë 100, të jetë nga 150 deri në 200 subjekte përfituese.  

Top Channel