Lady GaGa ndryshe në “Esquire”

28/04/2010 13:55

Revista “Esquire” u ka dhuruar një set të cmuar fotosh fansave të Lady GaGa por këtë herë jo me look-un e saj të cuditshem.

Bëhet fjalë për disa foto të vitit 2006 kur ajo ishte ende Stefani Joanne Angelina Germanotta dhe nuk kishte shpërthyer ende artistikisht sepse suksesi botëror do të vinte pas 3 vjetësh. Në atë kohë, Lady GaGa ishte D.J në lokalet e New York-ut.

Ndërkohë, pjesa e parë e turneut botëror “The Monster Ball Tour” është lavdëruar nga shumë kritikë të muzikës, por surprizat nuk kanë mbaruar ende pasi “The Sun” shkruan se këtë vit këngëtarja ka organizuar spektalke edhe më madhështore.

FOTO GALERI
1/3
Foto të papublikuara të këngëtares

Top Channel