Sneijder, ende në dyshim për Barcelonën
26/04/2010 15:10
Inter ka zhvilluar stërvitjen e dytë në kuadër të përgtitjeve për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës dhe padyshim të gjthë sytë janë përqëndruar tek fantazisti Wesley Sneijder.
Holandezi nuk ka qënë i pranishëm me grupin zikaltër pasi ka qëndruar me fizioterapistin. Pushim edhe për serbin Dejan Stankovic që do mungojë në ndeshjen delikate për shkak kartonash. Ndërkohë, mësohet se arbitri i gjysmëfinales do jetë belbu me shumë eksperiencë, De Bleeckere.
Sipas burimeve mjekësore, Sneijder nuk është ende i gatshëm dhe për të do vendoset vetëm në momentet e fundit.Ndërkohë, në seancën stërvitore kanë marrë pjesë edhe Maicon e Toldo.
Top Channel