Pazzini “cmend” edhe Milanin

26/04/2010 15:55

Suksesi ne Romë dhe dy golat e shënuar nga Pazzini, e kanë rihedhur në tregun e merkatos së sulmuesve lojtarin italian.

Bomberi i kaltër që më shumë mundësi do ushëtojë edhe me kombëtaren e Lippi-t në Afrikën e Jugut, vihet në shënjestër nga Milani. Gjithcka do jetë më e lehtë për kuqezinjtë nëse Sampdoria nuk kualifikohet për në Champions League por aktualisht skuadra nga Genoa ndodhet në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Palermo.

Nga ana tjetër Milan po mendon seriozisht për një bomber që të shënojë vazhdimësi duke parë luhatjet e vazhdueshme të Borriello-s dhe Huntelaar si dhe dëmtimet e Pato-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA