Ibra ka besim: Barcelona në finale

26/04/2010 19:50

Zlatan Ibrahimovic është i bindur se finalja e Madridit do t’i takojë Barcelonës dhe jo Interit.

Shtatlarti suedez i sulmit “blougrana” mendon se Barcelona do ta kalojë me sukses testin e së mërkurës. “Jam i bindur se në finale do shkojmë ne. Besoj tek vetja dhe skuadra”, shprehet Ibra. Në intervistën dhënë gazetës “Mundo Deportivo” suedezi shton se skuadra ka mentalitetin e duhur për të përballuar këtë ndeshje me shpirtin e madh të sakrificës dhe besimit në mundësitë e veta.

“Shënojmë shumë dhe është pikërisht kjo që na navojitet për të shkuar në finale”, përfundon Ibra. Ndërkohë, për sfidën e së mërkurës ka folur edhe presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili e ëndërron finalen prej shumë dekadash. “Zgjohem duke menduar për Barcelonën sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme”, thekson manjati i naftës.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA