Federation Cup, SHBA-të dhe Italia në finale

26/04/2010 14:25

SHBA dhe Italia do të jënë sërish dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun e Federation Cup, në tenis për femra.

Skuadra amerikane mund në gjysmëfinale Rusinë me rezultatin 3-2.

Gjithçka u vendos në ndeshjen në çift ku dyshja amerikane Huber-Matek fitoi ndaj asaj ruse Dementieva-Kudriatseva.

Ajo që ra në sy ishin mungesat e tre tenisteve më të njohura ruse, Dinara Safina, Svetlana Kuznetsova dhe Maria Sharapova, ndërsa tek skuadra e SHBA-ve munguan Serena dhe Venus Uilliams.

Takimi u dominua nga tenistet amerikane që e mbyllën këtë ndeshje me rezultatin 2-0.

Në gjysëmfinalen tjetër Italia shkatërroi Çekinë me rezultatin 5-0.

Takimi final mes Italisë dhe SHBA do të luhet në muajin nëntor të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA