Alonso, 10 milionë euro për dy gishtat e dorës

26/04/2010 15:35

Ish dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso vlen një mal me para dhe këtë e ka vërtetuar edhe sigurimi që ai u ka bërë dy gishtave të mëdhenj të duarve të tij.

Banco Santander që është sponsori i Ferrarit dhe pilotit spanjoll, bën me dije se gishtat e tij jo vetëm që janë të rendësishem për drejtimin e makinës por gjithashtu janë edhe një simbol.

“Këto gishta nuk janë vetëm të rëndësishëm për garat por janë edhe shënjë sigurie”, shkruan sponsori spanjoll që shton se polica e sigurimit është plot 10 milionë euro.

Sigurimi i trupit nuk është një risi për botën e sportit. Shembulli më ideal është David Beckham që ka siguruar trupin e tij për 150 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA