Interi rikthehet në krye të Serisë A pas fitores 3-1 me Atalantën në javën e 35-të.
Nuk e ka filluar mrië këtë ndeshje skuadra e Mourinjos e cila e ka parë veten në disavantazh që në minutën e pestë kur ka shënuar Tiriboki për Atalantën. Shumë shpejt kampionët e Italisë reagojnë duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë.
Në fillim Milito përfiton nga një gabim i mbrojtjes së Atalantës duke shënuar me një parabël, ndërkohë që pak minuta më pas, nga një aksion i Shnajder përfiton Mariga për të shënuar golin e dytë duke i mbyllur në avantazh 45 minutat. Me fillimin e pjesës së dytë është shfaqur disi e tërhequr skuadra e Mourinjos, por tentivat e Atalantës nuk konkretizohen, ndërkohë që Interi shënon golin e tretë në minutën e 77-të me rumunin Kristian Kivu.
Me këtë fitore Interi është përkohsisht në krye të kampionatt italian në pritje të dneshjes së Romës me Sampdorian ditën e dielë. Ndërkohë në ndeshjen e mbrëmjes Milani është mundur nga Palermo po me rezultatin 3-1. Kanë vazhduar zhgënjimet e skuadrës kuqezi e cila ka pësuar 2 gola që në fillimin e lojës. Bovo dhe Hernandez i dhanë avantazhin me dy golat e tyre që në 10 minutat e para të lojës Palermos.
Ndërkohë në pjesën e dytë Milani është përpjekur të ndryshojë dicka në lojën e tij, por i vetmi që ka treguar dicka nga klasi i tij ka qenë Klarenc Sedorf që shënon golin e vetëm për milanistët pas një asisti të Ronaldinjos. Përpjekjet e tjera të skuadrës së Leonardos kanë dështuar dhe nga hapësirat në repartin e mbrojtjes ka përfituar sërish Mikoli që shënon golin e tretë për Palermon.
Top Channel