Juventus mban gjallë shpresat për “Champions”

25/04/2010 18:15

Juventus mban ende gjallë shpresat për një vend në zonën “Champions” për vitin e ardhshëm, kjo falë fitorës 3-0 ndaj Barit në Torino.

Bardhezinjtë rikthehen tek trepikëshi falë edhe portierit Bufon, i cili në 45 minutat e para të takimit u bë shpëtimtari i portës juventine, dhe mbi të gjitha sulmuesit të rikthyer Vicenco Iakuinta që shënoi dy herë ndaj Barit në minutat 53 dhe 87, ndërsa tripleta bardhezi plotësohet me penalltinë e shndërruar në gol nga kapiteni Del Piero në minutën e 69.

Pas kësaj fitoreje Juventus, duke përfitar edhe nga barazimi pa gola i Napolit në “San Paolo” ndaj Kaljarit, ngjitet në vendin e 6 në kuotën e 54 pikëve, 4 më pak se Palermo e vendit të katërt.

Ndërkohë që java e 35 e Serisë A dha verdiktin e saj të parë. Kështu skuadra e Livornos, megjithëse fitoi 3-1 ndaj Katanias, bie matematikisht në Serinë B, kjo falë fitores 2-1 të Bolonjës ndaj Parmës.

Në ndeshjet e tjera, Fiorentina, jashtë çdo objektivi u mund brenda në fushën e saj 0-2 prej Kievos. Lacio sigloi një fitore mjaft të rëndësishme për qëndrimin në Serinë A, ndaj Xhenoas në transfertë  2-1 dhe Udineze shkatërroi 4-1 Sienën.

Ndeshja e mbrëmjes mes Romës e Sampdorias, ku verdhekuqtë synojnë rimarrjen e kreut ndërsa dorianët kërkojnë vendin e katërt, do të mbyllë javën e 35 të kampionatit italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA