Chelsea rimerr kreun

25/04/2010 21:50

Vetëm 24 orë i është gëzuar Manchester United vendit të parë në Premier League, pasi Chelsea ia ka rrëmbyer kryesimin pasi shkatërroi 7-0 Stoke City.

Protagonistët e kësaj ndeshjeje ishin Kalù dhe Lampard që shënuan së bashku 5 gola, ndërkohë që lanë firmën e tyre edhe Maludá e Stërrixh.

Kalù hapi serine e golave në minutën e 24, dhe vetëm 7 minuta më pas po ai dyfishoi rezultatin. Në fundin e pjesës së parë, Lampard shndërron në gol një 11 metërsh, duke mbyllur përfundimisht shpresat e modestëve të Stoke për ndonjë mrekulli.

Edhe 45 minutat ishin nën dominimin e Chelsea që shënoi edhe 4 herë të tjera, me Kalù, Lampard, Stërixh dhe Maludá.

Kjo fitore ngjit skuadrën e Ancelotit në kuotën e 80 pikëve, 1 më shume se Manchester i vendit të dytë.

Edhe Liverpul ka fituar më një rezultat tëthellë ndaj Burnlit. 4-0 ishte fitorja e skuadrës së Benitez ndaj modestëve të Burnlit të cilët sezonin e ardhshëm do të zbresin në një kategori më poshtë.
Kapiteni Stiven Xherrard, Maksi Rodriges dhe Rajan Babel ishin autorët e golave për Liverpoolin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA