Vangjeli, në fushë për Kupën e Greqisë

24/04/2010 12:45

Kristi Vangjeli dhe skuadra e tij, Arisi i Selanikut, do të zbresin sot në orën 20:30 në stadiumin “Olimpik” të Athinës, për finalen e Kupës së Greqisë.

Kundërshtari i tyre do të jetë kampionia e shtetit helen, Panathinaikosi. Mbrojtësi kuqezi do të aktivizohet si titullar nga trajneri argjentinas, Hertor Raul Kuper.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve ka qenë në dyshim për të luajtur nga minuta e parë, Vangjeli do të luajë në krahun e majtë, pas konfirmimit se Arisi nuk mund të aktivizojë të pezulluarin Arano. 24-vjeçari kërkon me patjetër që të fitojë një trofe me skuadrën selanikase, pasi deri më tani ka dështuar në tri raste.

Në finalen e Kupës pritej të shihej edhe një derbi shqiptar, pasi Vangjeli do të përballej me Sotir Ninin, himarjotin e natyralizuar si grek. Megjithatë, talenti 20-vjeçar rrezikon të mos luajë në këtë sfidë, për shkak të një dëmtimi. Mesfushori me tipare sulmuese ka probleme me kaviljen dhe aktivizimi i tij është seriozisht në dyshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA