Sandërlend mirëpret rikthimin e Canës

24/04/2010 12:55

Kapiteni i Sandërlendit, Lorik Cana, do të rikthehet sot në fushat e Premier Leagues, gjë e cila përkon më ndeshjen që skuadra e tij do të luajë në transfertë përballë Hull Sitit.

Mesfushori kuqezi, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ije, mungoi në sfidën e javës së kaluar, ku “Macet e Zeza” fituan 2-1 ndaj Bërnlit, por sipas informacioneve të fundit, trajneri Brus pret që ai të jetë i gatshëm për sot.

Duke folur në lidhje me situatën e dëmtimeve në ekip, tekniku Brus ka nënvizuar se “Li Kartemol nuk është i disponueshëm për t’u aktivizuar, ndërsa Lorik Cana është stërvitur mirë gjatë kësaj jave dhe pritet i gatshëm për të zbritur në fushë”.

Kjo e sotmja do të jetë një ndeshje e rëndësishme për Sandërlendin e shqiptarit, i cili ka si objektiv që në fund të sezonit të renditet mes 10 më të mirëve në Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA