Premier League, Man. Utd rikthehet në krye

24/04/2010 16:05

Manchester United i ka dhënë një sinjal të qartë skuadrës së Chelsea pasi ka arritur të fitojë 3-1 në përballjen e ndërlikuar kundër Tottenham.

Të gjithë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa serinë e hapi skuadra vendase me një penallti të realizuar nga Giggs në minutën e 58-të. Më pas, King vendosi barazpeshën në “Old Trafford”, por ka menduar Nani në minutën e 80-të dhe më pas sërish Giggs me 11 metërsh që Manchester t’i rrëmbejë përkohësisht kreun skuadrës së Carlo Ancelotti-t.

Një nga ndeshjet më delikate të Premier League ditën e sotme është edhe ajo mes Arsenal dhe Mancheter City, ku miqtë kanë mundësi të rimarrin vendin e katërt pas humbjes së Tottenham.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA