Bylisi shpallet kampion i Kaegorisë I pas fitores 2-1 të arritur me Lushnjen.
Skuadra ballshiote ka treguar superioritet gjatë gjithë sezonit, duke e merituar plotësisht kalimin mes më të mirëve të vendit.
Ndërkohë, Elbasani zhgënjeu në fushën e Skraparit ku mori një barazim pa gola, ndërsa Kamza fitoi me Sopotin 3-0 duke i arritur në renditje. Partizani bëri detyrën me Memaliajn në kryeqytet me gola të Pinarit dhe Rizvanollit.
Rezultatet e tjera të kësaj jave janë; Luftëtari-Turbina 2-1, Gramshi-Burreli 0-0, Bilishti-Pogradeci 2-1 dhe Besëlidhja-Ada 2-1.
Renditja kryesohet nga Bylis me 66 pikë, i ndjekur nga Elbasani dhe Kamza me 53 dhe më pas vijnë Lushnja 51 e Partizani 51, Ada 42, Pogradeci 42, Luftëtari 35, Besëlidhja 34, Bilisht 31, Burreli 30, Gramshi 26, Skrapari 25, Turbina 24, Memaliaj 20 dhe Sopoti 18.
Top Channel