Inter, Balotelli jashtë për dy ndeshje

24/04/2010 15:20

Inter dhe Balotelli nuk kanë zqaruar ende situatën e paqartë pas tensionit në fund të ndeshjes kundër Barcelonës.

Edhe pse lojtari kërkoi falje për gjestin duke e konsideruar të nxituar, shoqëria zikaltër vazhdon të heshtë. Sipas agjentit të lojtarit Mino Raiola, cështja do sqarohet të mërkurën.

“Për të respektuar angazhimet e skuadrës dhe për të mos ndikuar në përqëndrimin e saj, drejtuesit vendosën që sqarimi të bëhet pas ndeshjes me Barcelonën”, theksoi Raiola. Kjo do të thotë se SuperMario nuk do luajë as në ndeshjen e Champions League.

Massimo Moratti ka ndërhyrë personalisht që lojtari të mungojë edhe në përballjen e sotme kundër Atalantës pasi prania e sulmuesit nervozon skuadrën.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA