Skandali seksual, Benzema do merret në pyetje

23/04/2010 15:35

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema do merret në pyetje gjatë muajit maj në lidhje me skandalin seksual me një minorene.

Sipas gazetës “Le Parisien”, Zahia Dehar që është edhe vajza e cila ka shkuar edhe me Ribery e Gouvou, Benzema duhet t’u përgjigjet pyetjeve për marrëdhëniet seksuale me të në vitin 2008 kur ajo ishte vetëm 16 vjec.

Ndërkohë Franck Ribery është pyetur dhe ai ka konfirmuar marrëdhënien, madje ka pranuar se i pagoi edhe udhëtimin nga Parisi në Mynih. Sidney Govou rrezikon më pak se dy shokët e kombëtares, pasi ai shkoi me vajzën kur ajo i kishte mbushur 18 vjec dhe nuk rezultonte një minorene.

Tre vjet heqje lirie dhe 45 mijë euro gjobë parashikon ligji francez për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA