Paolo Maldini nën hetim

23/04/2010 03:00

Ish-lojtari i Milanit Paolo Maldini, sëbashku me bashkëshorten e tij, është vënë nën hetim prej autoriteteve italiane për korrupsion dhe abuzime fiskale.

Në fakt nën hetim ndodhen 43 persona dhe në listë figuron edhe ish-legjenda e Milanit për përdorimin e mënyrave të paligjshme për të përfituar trajtime fiskale të favorshme.

Nisja e hetimit ka ardhur pas përgjimit të një telefonate mes Maldinit dhe një funksionari të Agjencisë së të Dhënave në Milano, ku ish-kapiteni kuqezi i kërkonte zyrtarit të kryente një verifikim fiskal mbi një pasuri të patundëshme në Toskana.

Përgjimet telefonike janë regjistruar në janar të 2009-ës. Ato tashmë ndodhen në duart e drejtësisë italiane si prova për hetimin e çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA