Ibra nuk ka dyshime: Do ta eleminojmë Interin

23/04/2010 16:00

“Jemi më të mirët, favorite dhe nga sezoni jonë ngelen edhe 7 ndeshje”. Me këtë koment sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic ka sfiduar ish shokët e skuadrës së Interit në prag të ndeshjes së kthimit për gjysmëfinalet e Champions League.

Suedezi tregon besim të verbër tek skuadra e tij gjatë një interviste dhënë për gazetën “Sport”. “Jemi favoritë pasi kemi një skuadër shumë më të mirë se Interi. E dimë se cfarë duhet të bëjmë për të arritur finalen dhe me mbështetjen e tifozëve mund t’ia dalim. Eshtë njëlloj sikur të kishim humbur 1-0 dhe do na duhej të shënonim dy gola”, shton shtatlarti i sulmit katalanas.

Në vijim ai bën një autokritikë për ndeshjen e Milanos. “Duhej të kisha bërë më shumë. Kam ecur përpara me përshtatjen por ky nuk është Ibra që luante tek Interi. Duhet të përmirësohem ende dhe duhet ende kohë. Këtu cdo ndeshje ke deri në 7 raste të pastra për gol, ndërsa në Itali shumë më pak”, shton ai.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA